Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Gjermani-Zvicër. Rezultati 3-3

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë startuar nga minuta e parë për Zvicrën në përballjen e tyre kundër Gjermanisë Zvicra ka udhëtuar sonte në Gjermani ku do të luajë kundër Kombëtares gjermane.

Pavarësisht se Xherdan Shaqiri nuk ka pasur minuta në Liverpool, trajneri Petkovic i ka besuar atij vendin e titullarit. Petkovic sot ka startuar me formacion 4-4-2 kurse Gjermania ka startuar me formacion 4-3-3, me dy mesfushorë me të tërhequr në pozita defansive të mesfushës.

Derisa Zvicrës në sulm sot i prin Seferovic dhe Gavranovic, për Gjermaninë në sulm janë Gnabry, Havertz dhe Ëerner.

 

LIVE/ Gjermani – Zvicër 3-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 60/ Gjermania barazon sërish shifrat me golin e shënuar nga Serge Gnabry.

MINUTA 57/ Zvicra kalon në avantazh me golin e shënuar nga Mario Gavranovic.

MINUTA 55/ Gjermania barazon shifrat me golin e shënuar nga Kai Havertz.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 29/ Gjermania ngushton shifrat me golin e shënuar nga Timo Werner.

MINUTA 26/ Zvicra dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Remo Freuler.

MINUTA 5/ Zvicra kalon në avantazh me golin e shënuar nga Mario Gavranovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

HUMBET NDAJ MAN CITYT/ Liverpool nuk është më i pamposhtur në Premier League

Delo.autor

Didier Deschamps shtyn shpalljen e listës për Botëror, ja kur do të publikohet

Sadik.Autor

KAOSI TEK GJIROKASTRITËT/ Luftëtari me formulë të re, Gentian Mezani ”shkund” lojtarët

Isa.Autor

Leave a Comment