Roberto Testi, menaxher i ASL të Torinos, foli për kthimin e Cristiano Ronaldos në Itali. Këto janë fjalët e tij të raportuara nga gazzetta.it:
“Po, Cristiano Ronaldo po kthehet. Nuk i di detajet e situatës, por legjislacioni parashikon mundësinë që të bëhet një kërkesë fluturimi mjekësor, e raportuar si e tillë te Usmaf, Zyra e Shëndetit Detar, Ajror dhe Kufitar.
Në këtë rast, Ronaldo do të kishte të drejtën të fluturonte me një aeroplan privat, madje edhe me stafin e tij: një aeroplan tjetër nuk është i nevojshëm. Në përgjithësi në këto raste udhëtarët transportohen me një ambulancë, padyshim private, në shtëpi.
Ai me siguri do të duhet të qëndrojë në shtëpi për 10 ditë dhe nuk do të jetë në gjendje të stërvitet me ekipin”.