Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Formula 1 humbet një garë prej Covid-19, anullohet gara e Vietnamit

Gara e Çmimit të Madh të Vietanimit në Formula 1 nuk do të zhvillohet.

Kjo garë, fillimisht ishte planifikuar të organizohej në prill, por për shkak të pandemisë Covid 19 u shty për në nëntor. Gjithsesi, gara nuk do të zhvillohet as në këtë datë të dytë, pasi situata në shtetin aziatik nuk është aspak e mirë si pasojë e koronavirus (situata është e paqartë dhe kaotike).

Gara e Vietnamit ishte gara e 18-të në kalendar dhe ishte planifikuar të organizohej në fillim të nëntorit, por u anullua nga organizatorët. Për pasojë, garat e këtij sezoni do të jenë 17, ndërkohë që kalendari që ishte miratuar në janar ishte me 22 gara.

Deri më tani janë zhvilluar 11 gara dhe kanë mbetur ende edhe 6 për të mbyllur sezonin 2020 të Formula 1.

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ “Montolivo është shumë herë më i mirë se Jorginho”

Isa.Autor

MORI FITOREN E DYTË SEZONAL/ Flet Dretori i Flamurtarit: Duhet të kapnim “trenin” e fundit dhe…

Delo.autor

FORMULA 1/ I mbijetoi aksidentit dhe flakëve, piloti Grosjean vendos të rikthehet në pistë

Delo.autor

Leave a Comment