Kategoria Superiore Shqipëri

Ndreu: Arbitri vendosi ndeshjen, me Raçiçin nuk kemi probleme

Pas dy barazimeve me Skënderbeun, edhe Kamza u dorëzua sot ndaj kryesuesve të kampionatit, teksa u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi. Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu duket se e ka më gjykimin, të cilit i atribuon edhe faturën e kësaj humbjeje.

“Jam i zhgënjyer nga arbitri i takimit sot, jo nga lojtarët. E analizova me vëmendje takimin dhe ndoshta jam pak i nxehur, por Alla e menaxhoi shumë keq takimin dhe ndikoi 100% në rezultat. Ai akordoi 4-5 faulle nga hiçi, për Skënderbeun dhe në rastin e golit të parë, kishim të bënim me një faull për ne, që arbitri e la avantazh”, u shpreh Ndreu.

Stevan Raçiç nuk e nis sfidën si titullar prej 2 javësh, ndërsa së fundi është aluduar edhe për probleme mes tij dhe presidencës së Kamzës, por trajneri Ndreu i mohon këto fjalë.

“Në dijeninë time, Raçiç nuk ka problem as me klubin dhe as me trajnerin. Në ndeshjet e fundit Raçiç e ka nisur nga stoli sfidën, për arsye teknike, pasi ashtu e kemi menduar të zgjidhim t’i përgjigjemi kundërshtarëve. Nuk ka asnjë problem me të.

Related posts

PAS HUMBJES HISTORIKE NDAJ “DEMAVE”/ Trajenri Gega: Kukësi ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet

Delo.autor

FITORJA NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Halili “hap thesin”. Zbulohet premio e dhënë nga Tirana për lojtarët

Delo.autor

“MË KA KONTAKTUAR OSMANI”/ Mesfushori Totre rrëfen objektivat: Tiranë, erdha për titullin

Delo.autor

Leave a Comment