Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Tjetër hap në histori për Hamilton, sinjale shprese nga Ferrari

Një tjetër hap në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton.

Me fitoren e Çmimit të Madh të Portugalisë, piloti anglez ka shkuar në kuotën e 92 fitoreve dhe ka lënë mbrapa Michael Schumacher në kreun e renditjes së pilotëve me më shumë fitore në historinë e F1.

Hamilton ka shkatërruar shokun e skuadrës Bottas në Portimao pas vështirësive në xhiron e parë që ka parë Sainz të marrë përkohësisht kreun.

Në vendin e tretë ka dalë Red Bull-i i Verstappen, por kanë ardhur sinjale të mira edhe nga Ferrari me Leclerc që ka zënë vendin e katërt. I dhjeti Vettel.

Related posts

“IBRAHIMOVIC MADHËSHTOR”/ Kessie: Dua të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Presidenti i Juventusit reagon për herë të parë ndaj Ronaldos

Isa.Autor

NË PRAG TË NISJES SË EDICIONIT TË 32/ Kameruni bojkoton Kupën e Kombeve të Afrikës, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment