Futboll Seria A Sport

LAJM SHOKUES NGA PORTUGALIA/ Ronaldo ka dalë 18 herë pozitiv me koronavirus

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ishte mjaft i zemëruar kur e kuptoi se mbeti jashtë ekipit të Juventusit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, luajtur mbrëmë në Torino, dy javë pasi doli pozitiv me koronavirus. 35-vjeçari, shënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit me 130 gola, duhej të rezultonte negativ 24 orë para ndeshjes në fjalë, por mori përgjigje të kundërt nga tamponi i radhës.

Ronaldo, tejet i zemëruar postoi një foto në Instagram, me komentin: “Ndihem mirë dhe shëndetshëm! Forza Juve! #finoallafine”. Ai shtoi një koment mbi testin e fundit (tamponin): “PCR është budallallëk”. Portugezi, që ka më shumë se 241 milionë ndjekës në Instagram, e hoqi komentin pas një ore e gjysmë.

Kujtojmë se Ronaldo u testua për herë të parë pozitiv me Covid-19 më 13 tetor, ndërsa luante me Portugalinë, dhe ka qenë në vetizolim që nga kthimi në Itali. Sipas televizionit portugez TV1, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka rezultuar pozitiv 18 herë, jo sa është thënë nga klubi bardhezi deri tani, në tre tampon të kryer. Pra, i bie që CR7 ta ketë bërë tamponin plot 18 herë në këto dy javë karantinimi.

Ndeshja kundër Barcelonës, e cila u humb 2-0 nga bardhezinjtë, ishte e katërta e humbur nga Ronaldo, i cili nuk ka simptoma të virusit, ndaj ka postuar foto të tij duke u stërvitur në kushtet e shytëpisë, përmes rrjeteve sociale.

Legjendat e futbollit, Ronaldo dhe Messi, tani do të takohen në ndeshjen e kthimit të Grupit G të Champions-it, planifikuar të luhet në “Camp Nou” më 8 dhjetor. Ata nuk janë përballur që kur portugezi u largua nga Real Madridi për te Juventusi, verën e vitit 2018.

Related posts

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

ZBULON PLANET PËR TË ARDHMEN/ Veterani Buffon: Ja çfarë do të bëj pasi të tërhiqem

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Kukësi nuk ndalet më, sukses me goleadë ndaj Kastriotit

Delo.autor

Leave a Comment