Futboll Seria A Sport

21-VJEÇARI VAZHDON TË SHKËLQEJË TEK MILAN/ Mesfushori Benaser ka “harruar” kartonët

Sezoni i kaluar i Ismael Benaserit ishte përtej pritshmërive, aq sa për mesfushorin erdhën oferta prej më shumë se 50 milionë eurosh.

Paraqitjet e tij kanë qenë po aq pozitive edhe sivjet kur ai është shndërruar në një garanci për formacionin e sidomos regjinë e mesfushës. Përveç lojës, algjeriani ka shënuar rritje në personalitet.

Ai ka ulur ndjeshëm numrin e faullave që vitin e kaluar i shkaktuan 14 kartonë në 31 prezenca me fanellën e Milanit. Ecuria e 21-vjeçarit në 9 prezencat e para sezonale (në kampionat dhe në Ligën e Europë) nuk ka regjistruar ende asnjë karton, çka e ka bërë edhe më pozitiv bilancin e tij deri në këtë moment.

Related posts

TMERRI I LOJTARËVE/ Kapiteni i lënduar i Boca Juniors: Menduam se ishim në luftë

Isa.Autor

SOT ME BORUSSIAN, DIKUR ME BAYERN/ Mesfushori Emre Can: Ja cili më largoi nga bavarezët

Delo.autor

VENDIMI I CAS PËR SKËNDERBEUN/ Jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Delo.autor

Leave a Comment