Futboll Seria A Sport

REZULTOI NEGATIV PREJ COVID-19/ Conte mund të buzëqeshë, në kampionat i kthehet ekuilibruesi në mesfushë…

Pasi rezultoi negativ nga tamponi i fundit, Roberto Galjardini përgatitet të rikthehet në gatishmëri të Antonio Kontes në mesfushën zikaltër që kundër Milanit, Borusias, Xhenoas dhe Shahtjorit ka ndier mungesën e tij.

Një mungesë e nënvizuar nga statistikat. Pas karantinës numri 5 interist është mesfushori që ka shënuar më shumë: 18 ndeshje si titullar (më shumë se Brozoviç dhe Barela që kanë totalizuar 17) dhe duke shënuar 5 gola. Italiani shërben si ekuilibrues i dy inkursorëve Barela dhe Vidal.

Me Galjardinin në fushë Interi fiton më shumë: 61%, me një mesatare pikësh që rritet nga 1,7 në 2,1; ndërsa pa lojtarin nga Bergamo zikaltrit humbasin 43% të ndeshjeve.

Related posts

Florian Marku pas fitores: Serbi nuk ishte asgjë, do bëhem kampion i UFC

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu: Gabime naive në mbrojtje, mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Isa.Autor

Rrëfimi PREKËS i Xherdan Shaqirit: S’kisha para as për stërvitje

Isa.Autor

Leave a Comment