Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Njëvendëshet rikthehen në Imola, 14 vite nga fitorja e Schumacher. Garohet pa tifozë

Ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Imola në Formula 1, pistë e pozicionuar në Itali dhe ku zakonisht është zhvilluar gara e Çmimit të Madh të San Marinos. Njëvendëshet e Formula 1 rikthehen në këtë pistë pas 14 vitesh (hera e fundit është garuar në vitin 2006), kur për herë të fundit triumfonte një legjendë si Michael Schumacher.

Vështirë të parashikosh xhiron më të shpejtë, që sipas specialistëve pritet të jetë rreth 1’14”, pasi pista ka ndryshuar disi që nga hera e fundit që është garuar aty. Një pistë me 17 kthesa, me disa pjesë të vështira për pilotët, pasi duhet mjaft kujdes për të mos përfunduar jashtë saj.

Shumë nga pilotët e rinj nuk kanë garuar aty, ndaj për ta mbetet e panjohur. Një pistë që ka edhe kujtime të hidhura, siç është aksidenti që i mori jetën ikonës Ayrton Senna (1994).

Ndërkohë, është vendosur që gara të zhvillohet pa publik, për shkak se në Itali janë shtuar shumë rastet me Covid-19. Organizatorët shpresuan deri në fund që të lejojnë një sasi të limituar tifozësh, por pa sukses. Sidomos të zhgënjyer kanë mbetur tifozët e Ferrarit.

Related posts

ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-sulmuesin e Kukësit, 24-vjeçari arrin akordin me klubin…

Delo.autor

Kimish i sinqertë: Nuk e kisha menduar se do të zëvendësoja Lahmin

Sadik.Autor

DIKUR VENDOSTE FORMACIONIN NË BAZË TË HOROSKOPIT/ Sot mund të shkarkohet pasi u kthye pas 10 vitesh në stol

Delo.autor

Leave a Comment