Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Do ta ndjekë garën nga fabrika, Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, nuk do të jetë i pranishëm në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1, që zhvillohet më 15 nëntor në Stamboll. Numri 1 i makinës italiane do të qëndrojë në Maranello, ku dhe do të ndjekë garën nga ekrani.

Ky vendim u mor nga vetë Binotto, që do të qëndrojë në fabrikë gjatë këtyre ditëve për të parë punën që po bëhet me makinën Ferrari të sezonit të ardhshëm. Në këtë garë, vendimet do të merren nga Laurent Mekies, ndërsa në pistë si zakonisht do të zbresin Leclerc dhe Vettel.

Kjo prani e Binotto në Maranello konfirmon faktin se Ferrari prej kohësh ka nisur punën për makinën e vitit të ardhshëm. Në garat e fundit, “kokëkuqja” ka testuar disa pjesë të reja, që pritet të përdoren vitin e ardhshëm.

Related posts

E PAQARTË E ARDHMJA E CRISTIANO ROLANDOS TEK JUVENTUS/ Zbulohet së fundmi dëshira e yllit portugez

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Gattuso në luftë për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ËNDËRROJNË TË VESHI FANELLËN”/ 200.000 madrilenë zgjedhin unanimisht blerjen e parë të Zidane

F.autor

Leave a Comment