Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Dortmund i falet Haaland në Belgjikë, Di Maria tradhton PSG-në në Gjermani

Leipzig ka mundur 2-1 me përmbysje Paris Saint-Germain dhe ka kapur Manchester United në kreun e Grupit H. Mungesat e shumta dhe të rëndësishme, kryesisht ajo e Neymar dhe Mbappe, janë ndier nga francezët.

Pavarësisht këtyre mungesave, ndeshja e zhvilluar në Gjermani mund të kishte patur një fund tjetër nëse Di Maria nuk do të kishte gabuar një penallti në minutën e 16-të pasi kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 6-të.

Gjermanët kanë ngushtuar diferencat me Nkunku në të 42-ën dhe kanë përmbysur ndeshjen në 56-ën me një penallti të Forsberg.

PSG mban vendin e parafundit në grupi me 3 pikë, aq sa Basaksehir-i i vendit të fundit.

Fitore e rëndësishme edhe për Borussia Dortmund në Grupin F. Verdhezinjtë kanë mundur 3-0 Club Brugge dhe kanë marrë vendin e parë duke përfituar nga barazimi i Lazio-s në Rusi me Zenit-in.

Të tre golat e gjermanëve janë shënuar në pjesën e parë, një nga Hazard dhe dy nga i përhershmi Haaland. Norvegjezi ka realizuar 14 gola në total në Champions League, po aq sa Perandori Adriano dhe Fenomeni Ronaldo.

Related posts

Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

Sadik.Autor

Jorginho në shitje, Manchester City dërgon ofertë zyrtare

Sadik.Autor

Euroleague, nisin nesër ndeshjet e para çerekfinale të play off-it

Sadik.Autor

Leave a Comment