Futboll Seria A Sport

BARAZIMI I “ZIKALTËRVE” KUNDËR ATALANTËS/ Zenga: Po të kisha folur dje si Conte, do të më kishin qëlluar…

Po të kisha thënë fjalët, që Conte tha dje, do të më qëllonin”. Kështu e komenton Walter Zenga largimin e zikaltërve me një barazim kundër Atalantës. Dhe vijon: “Unë ndodhem në Dubai, jam larg nga ngjarjet e Interit dhe tani nuk po mendoj të kthehem në Itali. Të gjithë do të donin të fitonin, por presionet që një ekip si Interi ka, janë të ndryshme nga ekipet e tjera. Rezultatet mund të shihen në fund. Të barazosh me Atalantën nuk është keq. Conte duhet të ndjekë rrugën e tij, pa bërë rrëmujë. Një trajner i sheh gjërat ndryshe nga kritikët. Ka raste kur prodhon shumë, por shpërblehesh pak, pastaj mbase mjafton një fitore dhe ti e kthen sezonin”.

Zenga foli edhe për Pirlon dhe Juventusin: “Nuk është e nevojshme që dikush duhet ta nisë nga poshtë për t’u bërë trajner. Natyrisht, Pirlo do të paguajë diçka për sa i përket përvojës, por për mua nuk është një problem i madh. Projektet duhet të shihni se si janë filluar. Ai po lançon lojtarë të rinj, ka ndryshuar diçka dhe ka nevojë për kohë. Nëse Interi do të më kishte besuar stolin 10 vite më parë, me siguri do të isha mbështetur dhe ndihmuar nga klubi. Nuk mendoj se Agnelli dhe Juve janë kaq të çmendur. Favoritët për “Scudetto”? Juventusi i pari dhe Interi i dyti. Është një kampionat që do të mbetet i hapur deri në fund”.

Zenga, aktualisht është në Dubai, nuk prêt një angazhim të shpejtë si trajner: “Me Covid nuk mund të bësh asgjë, është e kotë për mua të lëviz. Ka shumë trajnerë të mirë në Itali, madje edhe në ligat e vogla, që duhet të ndiqen dhe ndihmohen. Shkolla italiane është më e mira”.

Related posts

FESTOI NDESHJEN E 100 NDAJ KASTRIOTIT/ Shikoni surprizën e klubit të Partizanit për sulmuesin Asani… (FOTO)

Delo.autor

A MUND TA FITOJË INTER TITULLIN? Moratti tradhton “Zikaltërit”, deklarata e tij ndez rrjetet sociale

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja pse De Ligt nuk u transferua tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment