Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS LARGIMIT TË EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e “bardhebluve”

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo. Pas kësaj disfate, klubi i ka dhënë duart nigerianit, i cili nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

“Panorama Sport” mëson se favoriti për të marrë drejtimin e kampionëve të Shqipërisë pas largimit të Emanuel Egbo, është ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve është drejt stolit të Tiranës dhe në rast se kjo do të bëhej e mundur, atëherë ai do të largohej nga drejtimi i 19-vjeçarëve kuqezi.

Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet Nevil Dede. Kujtojmë se Dede ka qenë edhe më parë në drejtimin e Tiranës, teksa ka udhëhequr bardhblutë në sezonin 2010-2011, por edhe nga shkurti i vitit 2013 deri në tetor të po këtij viti.

Related posts

TË FIKSUAR PAS DECLAN RICE/ United fut në negociata dy lojtarë, por kujdes nga City

F.autor

Chelsea i lënë kreun Liverpoolit/ Blutë “ngecin” ndaj West Ham në “barazim të bardhë”

Isa.Autor

LAUTARO, “DEMI” QË PUSHTOI INTERIN/ E nisi si zëvendësuesi i Icardit dhe shpërtheu me Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment