Futboll Sport

HUMBI DY PENALLTI/ Por shikoni momentin kur Ramos shpëton golin e sigurt mbi vijën fatale (VIDEO)

E çuditshme, por e vërtetë! Kapiteni i Spanjës, Serxhio Ramos, gaboi 2 herë nga pika e bardhë e penalltisë, në një nga ndeshjet më speciale të karrierës së tij, pikërisht atë ndaj Zvicrës.

Mbrojtësi spanjoll realizoi sot paraqitjen e 177-të me “Furinë e Kuqe”, duke parakaluar kështu legjendën italiane Xhixhi Bufon dhe duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje me ekipin kombëtar në Europë. Megjithatë përveç dy penalltive të humbura, Ramos bëri edhe shpëtimtarin për Spanjën e tij, në barazimin 1-1 ndaj Zvicrës.

Në minutën e 54’, Seferoviç i Zvicrës, pasi merr një top të shkëlqyer, mposht portierin e Spanjës dhe gjuan në drejtim të portës, por kur të gjithë mendonin se topi do ndalej në rrjetë, aty shfaqet Ramos dhe largon topin mbi vijën fatale.

Related posts

GODITJE E BUJSHME NË MERKATO/ Milan arrin marrëveshjen me Manchester City-n për mesfushorin…

Delo.autor

Realizoi dopjetën, ja çfarë thotë Rashica pas fitores ndaj Werder Bremen

Delo.autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, Van de Beek kalon holandezët në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment