Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Holanda zbret në Ligën B Bosnjen, Turqia mposht Rusinë

Holanda u ngjit përkohësisht në krye të grupit 1 të Ligës në Ligën e Kombeve pasi mposhti 3-1 Bosnje Hercegovinën në Amsterdam. Georgino Ëijnaldum realizoi dy herë në pjesën e parë për tulipanët ndërsa suksesin e vulosi Memphis Depay në fillimin e fraksionit të dytë.

Për ballkanasit golin e vetëm dhe atë të nderit e realizoi Prevljak në minutën e 63-të. Me këtë humbje Bosnja zbriti edhe matematikisht në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Në grupin 4 të Ligës B, Uellsi dhe Finlanda po duelojnë në distancë për vendin e parë teksa Uellsi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, ndërkohë që Finlanda triumfoi me rezultatin 1-2 brenda në Bullgari.

Mori fitoren e parë ndërkohë në grupin 3 të po kësaj lige, Turqia që theu 3-2 në shtëpi Rusinë. Ndërkohë në Ligën C, Gjeorgjia u trondit sërish pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut pasi u mposht në shtëpi nga Armenia me rezultatin 1-2.

Related posts

TOTTENHAM-EVERTON/ Shikoni gafën e pabesueshme të Richarlison (VIDEO)

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja kush janë golashënuesit më të mirë. Nga Dzeko tek… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment