Futboll Sport

FITORJA NDAJ GJERMANISË/ Hakmerret Morata: Po tani ç’do të thoni? Mezi po pres të lexoj komentet

Alvaro Morata e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon. Ka shënuar 4 gola në Champions, 2 në Serinë A dhe i kishte mbetur që të festonte vetëm me kombëtaren e Spanjës. Kishte kaluar një vit nga goli i fundit, por mbrëmjen e djeshme sulmuesi i Juventusi shënoi golin e parë në fitoren historike 6-0 të Spanjës kundër Gjermanisë.

Goli i tij i fun- dit ishte në 15 nëntorin e vitit 2019, kur Spanja fitoi 7-0. Pra, Alvaro merr pjesë gjithmonë në goleada, por kjo ndaj “Pancerave” ishte historike. Mund të kishte festuar 2 gola, por arbitri anësor ia anuloi padrejtësisht njërin për pozicion jashtë loje. “Edhe ndaj Zvicrës bëmë një ndeshje të madhe, por topi nuk futej në portë. Tani më pëlqen të shoh çfarë thonë njerëzit pasi fituam ndaj një ekipi kampion bote.

Ndryshimet e brezave në një skuadër janë të vështira dhe duhet kohë, por të gjithë duhet të presin dhe të mos e humbasin besimin. Shpresojmë që tifozët të jenë me ne gjatë gjithë kohës. Mëkat që këtë ndeshje e luajtëm pa tifozë. Kur nuk shënojmë, na kritikojnë; tani të shohim se çfarë do të thonë. Me zor po pres të shkoj në shtëpi për të parë emisionet sportive dhe të lexoj komentet e njerëzve.

Ne kishim shansin që t’i jepnim një mesazh të fortë gjithë botës dhe e bëmë. Ishte ndeshja më e mirë me trajnerin Enrike. Ne duam gjithmonë që të luajmë kështu”, ka thënë Morata.

Related posts

Flet EKSPERTI: PËRDHUNIMI në SHBA DËNOHET deri në 20 vite BURG, RONALDO do…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ “Ylli” i Manchester United pezullohet nga stërvitja (FOTO)

Delo.autor

Europiani: Shqipëria “leksion” Kroacisë, kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment