Formula 1 Sport

MERCEDES DOMINON FORMULA 1/ Toto Wolff rrëfen çelësin e suksesit: Fitojmë çdo garë pasi kemi frikë nga…

Botërori i Formula 1 në vitet e fundit është kthyer në një kampionat të dominuar nga makina Mercedes, e vetmja që ishte e aftë të përshtaste në mënyrën më të mirë të mundshme ndryshimet në rregullore. Duke folur për këtë dominim të makinës gjermane, Toto Wolff, drejtori sportiv, sqaron se kush është çelësi i suksesit.

“Kemi mësuar shumë nga e shkuara. Në çdo rast duhet të evitojmë mundësinë se gjërat fitohen automatikisht. Kemi mësuar të jemi kokulur. Të gjithë e kemi parë humbjen si një mundësi shumë konkrete që mund të vijë nga njëri moment të tjetrin”, tha Toto Wolff.

“Ky skepticizëm konstant dhe kjo frikë për të humbur është diçka që na ka udhëhequr në punën tonë në çdo moment. Asnjëherë nuk i kemi konsideruar gjërat si të mbaruara, duke u përgatitur në maksimum, madje përtej limiteve. Kjo është ajo që ne krijojmë, ose më saktë besojmë”, tha Wolff.

Related posts

“KEMI DËSHIRË TË RRITEMI DHE DUHET TË VAZHDOJMË TË PUNOJMË”/ Lukaku: Jam i kënaqur për veten, por si ekip…

Delo.autor

NGA BESIMTARË TEK PISTOLETA/ Protagonistë pas golave të shënuar, ja festimet më pikante në Superiore

Delo.autor

SIMULIMET E NEYMAR LËNË PËRSËRI SHENJË/ Arne Riise: Mendoja se isha unë më i miri

Isa.Autor

Leave a Comment