Formula 1 Sport

NUK I PRANON KRITIKAT SE SI ARRIN TË TRIUMFOJË/ Piloti Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt, nuk fitoj vetëm prej Mercedes

Lewis Hamilton nuk i pranon kritikat dhe deklaratat se ai arrin të triumfojë në pistë pasi ka një makinë fituese si Mercedes, që nuk e kanë rivalët e tij. Më kritiku ka qenë Max Verstappen me Red Bull, një nga rivalët për titull kër sezon.

“Meritoj më shumë respekt. Edhe unë dëshiroj që të ketë më shumë gara të ndërlikuara si kjo e fundit në Turqi. Kjo do të më jepte edhe mua më shumë mundësi të tregoj se çfarë jam i aftë të bëj”, tha Hamilton.

“Këtë makinë e piloton një tjetër pilot i madh, por nuk arrin ato rezultate si unë. Natyrisht që për të fituar duhen një skuadër e madhe dhe një makinë fituese. Asnjë pilot nuk ka fituar i vetëm titullin kampion”, u shpreh Hamilton.

Related posts

MIQËSORJA ME ITALINË/ Trajneri Alban Bushi grumbullon dy futbollistë të rinj

Isa.Autor

MARRËDHËNIA ME TRAJNERIN MOURINHO ËSHTË KRISUR/ PSG fillon bisedimet me mesfushorin e Tottenham…

Delo.autor

Iniesta te Manchester City? Guardiola jep përgjigjie zyrtare për transferimin

Sadik.Autor

Leave a Comment