Futboll Sport

HUMBI DERBIN NDAJ KAMPIONËVE TË KOSOVËS/ Trajneri vlonjat jep dorëheqjen nga Gjilani

Gentian Mezani nuk është më trajner i Gjilanit. Tekniku vlonjat ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së kampionatit të Kosovës pas humbjes së djeshme në derbi me kampionët në fuqi të Dritës 2-3.

Drejtuesit e klubit gjilanas pranuan kërkesën e ish-trajnerit të Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit për të mbyllur sot bashkëpunimin mes palëve.

Mezani drejtoi Gjilanin nga marsi i vitit 2019 deri më sot në 30 nëntor 2020. Ai arriti ta kualifikonte ekipin për herë të parë në Kupat e Europës sezonin e kaluar. Gjilani zuri vendin e dytë pas Dritës.

Edicioni i ri pati luhatje të vazhdueshme te “Skifterat” ku në 14 ndeshje, siguruan 23 pikë.

Related posts

MUÇI NË FORMË/ Sulmuesi kuqezi: Vazhdoj kështu, mbështetja ka qënë e madhe

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Luhen 4 super sfida, ja ekipet që mund të presin biletën për në fazën tjetër

Delo.autor

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

Sadik.Autor

Leave a Comment