Futboll La Liga Sport

SHËNOI GOLIN E TIJ TË PARË SI PROFESIONIST NË LA LIGA/ Talenti Romero: Një ëndërr, ia kushtoj edhe Maradonës (VIDEO)

Pesë muaj pas atij 24 qershori, ditën kur ai bëri debutimin e tij në La Liga kundër Real Madrid (në 15 vjet dhe 219 ditë, debutuesi më i ri), Luka Romero është kthyer të jetë sërish objekt diskutimi: dje ai shënoi golin e parë si profesionist, në fitoren e Mallorca ndaj Logrones, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të ri në historinë e profesionalizmit spanjoll.

Gjashtëmbëdhjetë vjet e 11 ditë, një gol për t’i kushtuar familjes dhe Diego Armando Maradona:

“Kur shënova golin, fillova të qaj. Duke menduar për babanë tim, nënën time, njerëzit që më mbështesin. Nuk e besoja. Një ëndërr. Githashtu dedikim për Diego Maradona dhe gjyshen time, e cila më shikon nga atje lart”.

VIDEO

Related posts

Norwich-Chelsea, “Kanarinat” sfidojnë “Blutë” në kupën e Anglisë

Q.Autor

AKUZOHET PËR DHUNË NË FAMILJE/ Manchester Untied mendon përjashtimin e sulmuesit

F.autor

MESDHETARET E PLAZHIT/ Organizohet nga Komiteti Olimpik Grek, ja delegacioni kuqezi në “Patras 2019”

Delo.autor

Leave a Comment