Sport Të tjera

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Djali i legjendës Michael Schumacher: Kjo është java më e çmendur e karrierës time

“Jam vërtet i emocionuar për ato që kanë ndodhur këtë javë: Firmosa për të garuar në Formula 1 dhe u shpalla kampion bote në Formula 2. Do të më duhen disa ditë për të kuptuar atë që kam arritur. Një javë e çmendur”, u shpreh Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher.

“Jam krenar që arrita këto rezultate me Prema në Formula 2. Mendoj se gjatë këtyre dy viteve në këtë kampionat jam rritur shumë profesionalisht. U detyrohem shumë atyre që besuan tek unë”, tha piloti 21-vjeçar gjerman.

Më tej, Mick tha: “Ky ka qenë një sezon i vështirë, ndërkohë që të gjithë rivalët ishin të një niveli të lartë. Këto ditë kam patur shumë frikë, por ia dola mbanë të jem kampion. Tani mezi pres të ulem në sediljen e Haas dhe të nis një aventurë të re”.

Related posts

De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Diego Costa kërkon tek Atletico Madrid yllin e Chelsea

Isa.Autor

SHPENZOI SHUMË NË MERKATON E FUNDIT/ Juventus i mbytur në borxhe, shpëtimi i vetëm mbetet fitimi…

Delo.autor

Leave a Comment