Cristiano Ronaldo bëhet një vdieo-lojë.
Sulmuesi i Juventus-it dhe i Portugalisë ka zbarkuar në botën e Free Fire, loja aksion më popullore mes celularëve Android dhe iOS.
Portugezi, prej kohësh “ambasador” i lojërave që kanë lidhje me futbollin, tani do të marrë një rol të ri.
CR7 do të bëhet Chrono, një gjuetar i personave që kërkohen nga drejtësia, i cili vjen nga vendet e ulëta të një qyteti të madh futurist.
Sulmuesi portugez do të bëhet zyrtarisht pjesë e lojës nga 19 dhjetori i ardhshëm.
Një gëzim i madh për prodhuesin e video-lojës Harold Teo që ka shkruar në faqen zyrtare të kompanisë:
“Ky është një bashkëpunim me të vërtetë i rëndësishëm për Free Fire. Cristiano është një shembull për shumë nga ne dhe të kesh një bashkëpunim direkt me të dhe t’ia prezantosh qindra milionë personave në të gjithë botën është një emocion unik”.
