Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenal mposht me “POKER” Dundalk dhe shkruan historinë

Arsenal e ka mbyllur me një fitore historike fazën me grupe të Europa League.

Topçinjtë, që e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup, kanë mundur 4-2 në transfertë skuadrën e Dundalk, vendi i fundit në Grupin B.

Nketiah (12′), Elneny (18′), Willock (67′) dhe Balogun (80′) kanë shënuar për londinezët. Flores (22′) dhe Hoares (85′) për irlandezët.

Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 transfertat e fundit të luajtura në kompeticionet europiane, gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. (7 fitore, 2 barazime).

Related posts

SULMET MË SHPËRTHYESE/ Ja ekipi që mban golat më me “peshë” të Serisë A

Delo.autor

“ATA QË S’MË PËLQEJNË, DO MË SHOHIN PRAPË KËTU”/ U mor vesh kujt ia çoi Ronaldo këtë mesazh (FOTO)

Delo.autor

Arsyeja prekëse pse Ronaldo nuk bën tatuazh

Sadik.Autor

Leave a Comment