Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR NUK I NDAHET PASIONIT TË TIJ/ “Çmenduria” e fundit e yllit brazilian “ndez” rrjetet sociale (FOTO)

Pasi ka harruar zhgënjimin për përjashtimin nga treshja e finalistëve për çmimin FIFA The Best Neymar ka vendosur të ndërrojë faqe dhe t’i kushtohet pasionit të tij: tatuazheve.

Në rrjetet sociale janë bërë menjëherë virale imazhet e veprës së fundit të artit që është shfaqur në kurrizin e tij.

Neymar

Siç tregojnë stories në Instagram të personit që i bën tatuazhet yllit të PSG-së, braziliani ka dashur të zgjerojë koleksionin e tij me një tjetër Superhero.

Pas Batman dhe Superman, O’Ney ka shtuar edhe Goku-n, protagonisti i filmit të njohur vizatimor “Dragonball”. Nga sa mësohet nga mediat braziliane, vizatimi duket se është një shenjë miqësie me Gilmar Araujo, shoku i tij i ngushtë.

Gjithashtu, në të njëjtën natë, Neymar ka bërë edhe një shkrim në këmbë. Gjithçka e dokumentuar në rrjetet sociale.

Related posts

KOSOVË/ Ballkani i Shkëmbit “bie” në transfertë ndaj Llapit, Drita triumfon dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

E BUJSHME/ Kuqeziu Marash Kumbulla kërkohet edhe nga Liverpool

F.autor

PANIK TEK NAPOLI/ Elseid HYSAJ me qese akulli pas mori një goditje të RËNDË në kokë

Isa.Autor

Leave a Comment