Basketball Të tjera

Bryant: Te Lakers nuk mund të luajë kushdo, është fanellë e rëndë

Kobe Bryant, legjenda e NBA-së dhe e skuadrës së Lakers, ka bërë me dije se të luash me fanellën e ekipit kalifornian është një privilegj që jo të gjithë lojtarët e kanë. “Për të luajtur me këtë skuadër duhet të kesh karakter të fortë, pasi bëhet fjalë për një nga ekipet më të mëdha të NBA-së”, u shpreh Bryant, 5 tituj kampion në NBA me skuadrën e Lakers. “Gjëja më e rëndësishme e këtij ekipi është se nuk ka nevojë që të thërrasë lojtarë. Nëse do të bindësh dikë për të luajtur me Lakers, atëherë ai lojtar nuk është i duhuri për të luajtur me këtë ekip”, tha Bryant.

Ylli i Lakers u tërhoq dy vite më parë, ndërkohë që vjet klubi tërhoqi fanellat me nr.8 dhe 24 që mbante Bryant. “Kur vjen për të luajtur me Lakers duhet të jesh gati për të ndjerë peshën e asaj fanelle, të ndjesh peshën e një pjese të historisë së NBA-së. Duhet të jesh një basketbollist dhe person special për të luajtur me këtë ekip, të kesh aftësitë e duhura për të mbajtur presionin dhe të çosh përpara një skuadër dhe histori, ndaj është nder të luash aty”, u shpreh Kobe Bryant

Related posts

Mesazhi i Ferrarit: Maksimumin për të fituar titullin vitin 2018

Delo.autor

PAS NJË TESTI ANTI-COVID/ Tyson Fury del negativ, sfida me Wilder do të zhvillohet më 9 tetor

Delo.autor

Hirscher fiton sllallomin e Wengen dhe dominon Kupën e Botës

Q.Autor

Leave a Comment