Futboll Seria A Sport

BALARDINI NJË HAP LARG ZYRTARIZIMIT/ Klubi Serisë A gati të shkarkojë trajnerin. Tekniku thërritet për rikthimin e madh

Davide Balardini është i gatshëm të ulet përsëri në pankinën e Xhenoas.

Për të katërtën herë në karrierën e tij, trajneri 56-vjeçar nga Ravena është një hap larg për t’u zyrtarizuar si tekniku më i ri i skuadrës nga Liguria.

Është ai më i parapëlqyeri nga presidenti xhenoan Enriko Preciozi i cili pritet të shkarkojë trajnerin Rolando Maran pas humbjes 2-0 ndaj Beneventos. Edhe pse ende nuk ka një gjë zyrtare, por është çështje orësh largimi i tij nga detyra e trajnerit.

Në vendin e tij do të thërritet në ndihmë Davide Balardini për të qenë “timonieri”i skuadrës së Xhenoas, ku hera e fundit kur ka qenë ulur në stolin e klubit kuqeblu datonte në tetor të 2018 pas humbjes në ndeshjen ndaj Parmës.

Related posts

Transferimi i RONALDOS/ Do prezantohet me datë 7, të muajit 7, me fanellën 7

Isa.Autor

LARGIMI I “EL PISTOLEROS” NGA “CAMP NOU”/ Van Gaal: Ky është shkaku pse Barcelona hoqi dorë nga Suarez…

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventusit sulmon tifozët bardhezi…

Sadik.Autor

Leave a Comment