Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

“TËRMET” 6 BALLË NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United mposht me goleadë Leeds dhe ngjitet në vendin e tretë

Manchester United ka marrë një fitore të thellë dhe të rëndësishme në Premier League.

Djajtë e Kuq kanë mundur 6-0 Leeds-in dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 26 pikë, pesë larg kreut dhe me një ndeshje për të rikuperuar.

Protagonistët e sfidës kanë qenë McTominay dhe Bruno Fernandes, autorë të dy dygolëshave.

Kjo është hera e parë që United ka shënuar të paktën 6 gola në një ndeshje të kampionatit që nga largimi i Alex Ferguson nga klubi. Hera e parë në nëntë vite.

Një humbje e rëndë për ekipin e Loco Bielsa-s, që mbetet në vendin e 14-të me 17 pikë.

Related posts

CHAMPIONSI I SJELL FAT/ Olainka me realizim perfekt. Shikoni golin e shënuar për Slavian (VIDEO)

Delo.autor

Sot/ Hidhet shorti në Copa del Rey. Ja kundërshtarët e mundshëm të Realit dhe Barçës

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet Ndeshja Spanjë-Rumani. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment