Basketball Sport

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona ngec sërish, CSKA Moskë nis shkëputjen

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 16-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, turne që po dominohet nga rusët e CSKA Moskë. Ata korrën fitoren e 13-të sezonale, duke mundur 87-78 francezët e Villeurbanne.

Zhgënjen sërish skuadra e Barcelonës, që u mund 86-79 nga turqit e Anadolu Efes. Katalanasit ruajnë vendin e dytë me 11 fitore, ndërkohë që po 11 fitore ka edhe ekipi tjetër spanjoll i Real Madrid, që fitoi 91-62 ndaj gjermanëve të Alba Berlin.

Euroleague – Raundi i 16-të

Zenit st.Petërburg – Crvena Zvezda, 98-69

Anadolu Efes – Barcelona, 86-79

Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos, 89-81

Villeurbanne – CSKA Moskë, 78-87

Real Madrid – Alba Berlin, 91-62

Zalgiris Kaunas – Bayern Mynih, 74-73

Fenerbahce – Olympiacos, 84-77

Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 79-84

Valencia Basket – Khimki Moskë, 88-82

Related posts

Preshevari i parë që tradhton Shqipërinë, zgjedh kombëtare tjetër

Sadik.Autor

TIRANA-TEUTA/ Ringjallen bardheblutë. Ish-lojtari i Flamurtarit shtang ekipin e Martinit me SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

JA KUSH E FITON/ Shpallet goli më i bukur i javës në Champion

F.autor

Leave a Comment