Futboll Premier League Sport

KALENDARI I NGJESHUR NË PREMIER NDEZ POLEMIKA/ Guardiola: Pandemia ka krijuar një situatë ekstreme, por…

Manchester City nuk ka kohë të shijojë suksesin e arritur në Boxing Day të Premier League, sepse do të kthehet në fushë shumë shpejt kundër Everton-it.

Një kalendar shumë i ngjeshur ai i skuadrave angleze që po shkakton shumë polemika.

Në fund të ndeshjes kundër Newcastle, në fakt, trajneri i Citizens ka shprehur përsëri pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjeve të bëra nga federata angleze.

“Kundër Newcastle kemi qenë perfekt. Kemi luajtur shumë mirë, me ritmin e duhur. Mund të kishim shënuar më shumë, po ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia kemi dalë”, ka thënë Pep.

“Mendoj se ka qenë ndeshja më e mirë e sezonit për lojtarët. Të gjithë kanë dhënë maksimumin, por është koha për t’u ndalur. Pas pak orësh do të luajmë në Goodison Park”.

Dhe pikërisht në lidhje me ndeshjet e ngjeshura, trajneri ka lëshuar thumbimin e radhës: “Pandemia na ka çuar te kjo situatë ekstreme, por i pëlqen Anglisë (dhe federatës), kështu që ne e pranojmë”.

Related posts

Zëvendësi Xhafa: Dikur luaja për titull, sot për mbijetesë, por ka shpresë se…

Isa.Autor

Napoli në Cagliari për t’u shkëputur në renditje

Q.Autor

Tite publikon listën finale, 23 lojtarët e Brazilit në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment