Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë për trajnerin e ri, “verilindorët” bëjnë zgjedhje të shpejtë

Rrahman Hallaçi pason Skënder Gegën në stolin e Kukësit. Ashtu siç u paralajmërua dje nga presidenti i nderit të verilindorëve Safet Gjici në prononcim për “Sport News Plus” në “News 24”, ish-kapiteni kuksian ka nisur sot punën me ekipin për sfidën e fundit të këtij viti me Teutën.

Hallaçi drejtoi pak kohë më parë ekipin e U21 të Kukësit. Ai drejtoi ekipin e parë provizorisht gjatë kohës që Gega kurohej nga koronavirusi.

Ish-trajneri i Partizanit dha dje dorëheqjen pas humbjes së thellë 4-1 me Partizanin në kampionat.

Njoftimi i Kukësit

Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner!

Suksese profesor Hallaçi!

Related posts

18 PYETJE PËR MESSIN/ Ronald Koeman i përgjigjet polemikave në lidhje me “pleshtin”

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet derbi Barcelona-Atletico Madrid. Rezultati 4-2

Delo.autor

FORMULA 1/ Shtanget Ferrari, Leclerc nuk garon në Çmimin e Madh të Monaco-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment