Futboll Seria A Sport

“DUHET KURAJO PËR TË ËNDËRRUAR TITULLIN”/ Mbrojtësi Dalot: Eksperienca e Ibrës është e mrekullueshme

Është një nga blerjet më të mira të këtij Milani dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij, Diogo Dalot në një interviste në mikrofonat e “Record”, ka folur për objektivat sezonal të Milanit dhe aventurën me kuqezinjtë:

“Duhet kurajo për të ëndërruar titullin. Ibrahimoviç është mësuar të fitojë, në respekt nga shumica e gjithë lojtarëve në skuadër. Në dhomën e zhveshjes ai ndihmon të shkatërrojë mentalitetin humbës.

Kjo eksperiencë që ai na transmeton është e mahnitshme. Të gjithë duam të fitojmë titullin por jemi të vetëdijshëm që është e vështirë, pasi ka edhe skuadra të tjera që kanë fituar më shpesh dhe janë më të fortë.

Kemi kualitet, jemi një grup i fortë dhe e kemi demonstruar. Tani vlen të shohim ndeshje pas ndeshje.”, përfundoi Diogo Dalot.

Related posts

Juventusi mposht mes kontestimeve Beneventon, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET “SPECIAL ONE”/ Trajneri Sarri: Në dy ditë nuk kam parë akoma asgjë…

Delo.autor

KTHESA E PAPRITUR! Menaxheri i Cristiano Ronaldos udhëton drejt Parisit! Mbappe ka rol KYÇ

F.autor

Leave a Comment