Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Kastrioti e uli në stol, portieri shqiptar transferohet në Irlandë tek klubi…

Alesio Abibi është futbollisti më i ri i skuadrës irlandeze, Dundalk. Lajmi u dha nga klubi në faqen zyrtare. 24-vjeçari kaloi me parametër zero nga Kastrioti te Dundalku pasi kishte mbyllur kontratën me krutanët.

Ish-portieri i Tiranës është zbulim i teknikut të “Zambakëve”, Filipo Xhovanjolit.

“Alesio është njëri nga portierët që e kam studiuar dhe ndjekur gjatë karrierës sime. Ai ka karakteristikat më të mira për mënyrën se si duam të luajmë ne. Është i gjatë, i zoti në lojën në ajër, ka forcë dhe di të mbrohet mirë gjatë goditjet standarte. Gjithashtu, është i aftë në lojën me top dhe ndërtimin e aksioneve. Është i ri dhe ka mundësi të rritet te ne. Ka një karrierë të madhe përpara”, shprehet me superlative trajneri i Dundalkut, Filipo Xhovanjolit.
Abibi nuk pati mundësi të merrte vendin e titullarit te Kastrioti, teksa në vend të tij u preferua veterani Isli Hidi.

Related posts

LIVERPOOL DHE CHELSEA/ Dy ekipet britanike thyejnë rekordin 110 vjeçar

Isa.Autor

Kompeticion multimiliarderësh, FIFA takim sekret me 7 gjigantët për Botërorin e klubeve

Sadik.Autor

BARCELONA KAPITULLON NË FUND/ Humb pikët e para pa Messin dhe Suarez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment