Futboll Seria A Sport

“KEMI OFERTA NGA JASHTË ITALISË”/ Agjenti i Hysajt: Me 51% të mundësive nuk rinovon, vetëm nëse Napoli…

Elseid Hysaj është bërë çështje tek skuadra e Napolit, për mungesën e rinovimit të kontratës së tij.

Për këtë ka folur edhe agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mario Xhufredi i cili deklaron në mikrofonat e radios “Radio Punto Nuovo” se Hysaj nuk rinovon edhe pse ai dëshiron të qëndrojë:

“Me siguri do t’a përfundojë sezonin me Napolin, por ajo që mund të ndodhë është çdo gjë e mundur. Me 51% të mundësive Hysaj nuk rinovon, vetëm nëse nesër në mëngjes Napoli ka dëshirën për t’i rinovuar kontratën atëherë do të pranojmë.

Hysaj ka dëshirën për të qëndruar, kemi gjithashtu dhe oferta nga jashtë shtetit.”, përfundoi agjenti i Hysajt, Mario Xhufedi.

Related posts

Manchester United-Burnley, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

FORMULA 1/ Ferrari mbyll sezonin: Po punojnë që tani për vitin e ardhshëm

Delo.autor

Largimi i Heynckes në fund të sezonit, Bayern ka 2 alternativa për ta zëvendësuar

Q.Autor

Leave a Comment