Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Në rrezik dështimi edhe gara e Kinës prej COVID-19, gati “planin B” me dy pista rezervë

Kur duhen edhe 3 muaj që të nisë sezoni 2021 në Formula 1 kanë nisur dilemat e para në lidhje me zhvillimin normal të këtij botërori. Përveç garës së parë sezonale, që zhvillohet më 21 mars në Australi, në dyshim është vënë edhe gara e tretë, ajo që zhvillohet më 11 prill në Kinë.

Sipas mediave, koronavirus dhe masat që janë marrë nga Kina kanë vënë në dilemë këtë garë, e cila, ashtu sikurse vjet, mund të anullohet. Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e organizatorëve të garës së Shanghai.

Ndërkohë, Formula 1 ka gati një “plan B” në rast se do të anullohet një apo dy gara. Bëhet fjalë për të ruajtur këto data dhe të organizohen dy gara në pistën e Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e dytë sezonale.

Një variant tjetër është zhvillimi i garave të anulluara në pistat e Imola (Itali) dhe Portimao (Portugali), ashtu sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar. Formula 1 është ende duke ndjekur situatën që do të paraqitet muajt e ardhshëm nga pandemia Covid-19.

Related posts

KOEMAN I KA GATI NDRYSHIMET/ Ja si do të duket formacioni i Barçës (FOTO)

Delo.autor

Rregulli i ri nga FIFA/ Vetëm Portugalia e ka kuptuar që në fillim (VIDEO)

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Cagliari vlerëson yllin 50 milionë euro, nisin ankandin e çmendur dy ekipet e Seria A…

Delo.autor

Leave a Comment