Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Juventus mposht me përmbysje Genoa-n dhe kualifikohet për në çerekfinale

Vuajtje deri në minutën e 120-të por më në fund kualifikim! Juventusi ia del të eliminojë Genoa në atë që duhet të ishte një ndeshje e lehtë dhe shëtitje duke qenë se u zhbllokua pas 2 minutash me Kulusevski.

Goli i dytë nga Morata e bëri edhe më në dishezë Kupën e Italisë për Juventusin me shumë mungesa dhe të rinj në fushë (kryesisht nga Juventusi U-23)

Por, pas golit të Cyborra me kokë, në pjesën e dytë do të ishte Melegoni ai që me një goditje të bukur dhe të harkuar nga jashtë zone do të gjente 2-2.

Shumë raste të shpërdoruara nga bardhezinjtë dhe Pirlo që hedh në fushë edhe Ronaldon.

Megjithatë, në shtesë e zgjidh Rafia, tuniziani i bardhezinjve i marrë nga Lyon dhe në debutimin e tij me Juventusin (luan me U-23)

Një gol brenda zone dhe me pak fat te devijimi i mbrojtësit të Genoas. Kuqeblutë nuk heqin dorë dhe Arthur shpëton në vijën e portës golin e 3-3, ashtu si Kulusevski shpërdoron rastin për golin e katërt.

Pas 121 minutash, arbitri vërshëllen fundin. Juventusi kualifikohet, por sa vuajtje..

Related posts

Xherdan Shaqiri merr Kosovën në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA NDALUR MBROJTËSIN HAKIMI”/ Ish-sulmuesi Crespo: Inter-i do të fitojë kur…

Delo.autor

Coppa Italia / Penalltia e dyshimtë e Pjanic dërgon Juve-n në finale

Q.Autor

Leave a Comment