Futboll Seria A Sport

PARADOKSI TEK INTER/ Trajneri Conte, sa më pak ka topin aq më shumë fiton

Çdo krahasim me Interin e “Tripletës” mund të cilësohet blasfemi. Megjithatë, skuadra e Antonio Kontes kujton atë të Murinjos së paku për nga mënyra se si fiton, duke i lënë kundërshtarit superioritetin, në fund të kotë, të zotërimit të topit, për të goditur më pas sipas dëshirës.

Ky Inter po bën diçka të ngjashme, që nga momenti kur Konte nisi të lërë mënjanë idenë e një skuadre me prirje në sulm, me fantazistin dhe anësorët shumë sulmues, për t’u rikthyer më pas te 3-5-2 me durim dhe kundërsulme.

Kushdo që përpiqet ta quajë trajner mbrojtës, teknikut do t’i mjaftojë të përgjigjet “45”, si golat e shënuar nga sulmi më i mirë i turneut, ai zikaltër. Gjithçka, pavarësisht se Interi është skuadra që tenton më pak driblime.

KTHESA TAKTIKE – Të dhënat e zotërimit të topit në këtë aspekt janë iluminuese. Në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, zikaltrit kanë pasur një zotërim topi pranë 63%, por duke marrë në shtëpi vetëm 11 pikë nga 18, me 10 gola të pësuar dhe me vetëm një ndeshje me portën e paprekur, kundër Xhenoas në “Marassi”.

Më pas Konte ndryshoi diçka, duke hequr dorë nga lojtari mes linjave (shpesh Eriksen) dhe Perisiç, për të kaluar te skema e besuar 3-5-2. Barazimi 1-1 në Bergamo inauguroi rrugën e re për t’u ndjekur. Ndërkohë që tendenca për të mos mbyllur ndeshjet e mëdha dhe për t’u rikapur në finale kishte lindur me Lacion e më pas vazhdoi me Romën.

Nga 69% i javës paraardhëse (Parma), kundër Atalantës zotërimi i topit ra në 47%. Nga atje lindi seria e tetë fitoreve radhazi ku Interi ia la shpesh topin kundërshtarit, por duke marrë të gjitha pikët. Ndeshjet ku iu la zotërimi rivalëve nisi në fitoren 3-0 ndaj Sasuolos (zikaltrit me 34%), në fitoren 1-0 kundër Napolit (41%) dhe atë 2-1 kundër Specias (42%).

Edhe Krotone, pavarësisht se e thyer në distancë me rezultatin tenistik 6-2, pati topin mes këmbëve 53% të kohës. Seria e tetë fitoreve u ndal me Sampin, pavarësisht një zotërimi të topit prej 62%… Në këtë kuadër sfida në Udine do të jetë interesante, sepse skuadra e Gotit është mjeshtre e mbylljes dhe rinisjes në kundërsulm.

Related posts

“E PAMË SE ÇFARË NDODHI KUNDËR MIDTJYLLAND”/ Trajneri i Young Boys: Kujdes, Tirana mund të na bëjë dëm

Delo.autor

INTERI NUK DI TË NDALET/ Shënoi gol me kokë Martinez (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Sadik.Autor

Leave a Comment