Futboll Shqipëri Sport

PRITET TË NISË AVENTURËN E RE/ Një tjetër shqiptar drejt kampionatit turk, Beshiktashi “hedh grepat” për yllin 20-vjeçar…

Një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet drejt Superligës turke. Bëhet fjalë për sulmuesin 20-vjeçar të Llapit, Valmir Veliu, që ka zgjuar interesin e klubit prestigjioz të Beshiktashit.

Sipas “Indeksonline”, klubet janë në negociata, teksa pritet që në ditët e ardhshme, akordi të finalizohet. Veliu, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ka surprizuar drejtuesit e Beshiktashit me cilësitë e tij, teksa këta të fundit ishin duke e ndjekur në një ndeshje miqësore në Antalia.

Sulmuesi 20-vjeçar në 2 edicionet e fundit ka qenë një ndër futbollistët më të dalluar te Llapi, teksa pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Related posts

FITORJA NDAJ GETAFES/ Zidane: Real Madrid ka për detyrë vetëm të luajë futboll dhe…

Delo.autor

PAVLOVIC BËN PËR SPITAL MORATAN/ Milani me mungesa në sulm

F.autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” dyfishojnë avantazhin, shënon Henderson

Delo.autor

Leave a Comment