Futboll Premier League Sport

ATA DUHET TAKISHIN MBËSHTETUR SESA…”/ Trajneri Gerrard shfryn ndaj Abramovich pas shkarkimit të mikut të tij Lampard

Keqardhje por kurrësesi befasi.

Steven Gerrard, trajneri i Rangers në Skoci, komentoi shkarkimin e ish shokut të kombëtares, Frank Lampard, në konferencën për shtyp këtë mëngjes:

“Padyshim që më vjen shumë keq për Frank, ai është një ish-shok i ekipit tim, një person që e respektoj shumë.

Frank Lampard Reveals How He & Steven Gerrard Could Have Played Together at  International Level | 90min

Duke e njohur atë, unë e di që ai do të kthehet më i fortë! Do të harrojë gjithçka dhe do të kthehet me të njëjtin pasion. Tani ai do ta shfrytëzojë këtë kohë të lirë për të qenë me familjen e tij.

Jam i zhgënjyer në vendin e tij, sepse mendoj se është një vendim i nxituar , sidomos pas rezultatit pozitiv në FA Cup.

Por unë nuk i di detajet, nuk e di se çfarë marrëdhënie kishte me klubin.

Thjesht mendoj se ata duhet ta kishin mbështetur atë gjatë kësaj kohe të vështirë sesa të bënin atë që bënë. Por nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur te Chelsea, kështu që nuk ishte një surprizë”.

Related posts

KANË PREKUR FUNDIN/ Mourinho: Kam shumë gjëra për të thënë, por…

Isa.Autor

6 muaj në koma, mundësi prek tokën shqiptare pas dëmtimit të rëndë (VIDEO)

Sadik.Autor

ATALANTA-JUVENTUS/ Vendasit kalojnë në avantazh, shënon Castagne

Delo.autor

Leave a Comment