Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ish-presidenti i “Kokëkuqes”: Ferrari dështoi totalisht në sezonin 2020, një skuadër e çorganizuar

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, ka folur me tone të ashpra për sezonin 2020 të “kokëkuqes”. “Në të shkuarën edhe të renditeshim në vendin e tretë e konsideronim një zhgënjim. Ndërsa vendi i gjashtë është një dështim. Makina Ferrari e vitit të kaluar ka dështuar në çdo drejtim”, tha Montezemolo.

“Në fundin e viteve ’90 morëm vendim për të sjellë te Ferrari më të mirët në të gjitha fushat dhe sollëm Jean Todt, Ross Braën dhe Michael Schuamcher. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe tani, të sjellin më të mirët në qarkullim. Kjo tregon se skuadra nuk është e organizuar ashtu si duhet dhe kjo gjë nuk ndryshon me një vit”, tha Montezemolo.

“Sot Ferrari ka vetëm një person që është përgjegjës për gjithçka. Shpresoj që t’i sjellin dikë për ta ndihmuar”, tha Montezemolo, që duke folur për Mick Schumacher, shtoi: “Vetëm emri që ka mbi shpinë nuk mjafton. Unë shpresoj që Michael të ketë mundësi dhe të shohë suksesin e djalit të tij”.

Related posts

Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)

Sadik.Autor

BARCELONËS I DALIN TELASHE ME TRAJNERIN E RI/ Ja sa duhet të paguajnë “Katalanasit” për të marrë Xavin…

Delo.autor

Gareth Bale “ringjallet”, Real përshëndet “Bernabeun” duke luajtur “tenis”! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment