Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ish futbollisti i Barcelonës, “var këpucët në gozhdë” në moshën 34- vjeçare

U trumbetua me të madhe se do të ishte një nga telentet më premtues të futbollit, por Ibrahim Afelai, nuk arriti të ngrihej kurrë në nivelin e pretenduar.

I pafat edhe për shkak të dëmtimeve, holandezi ka vendosur së fundmi, në moshë 34-vjeçare të varë “këpucët në gozhdë”, duke hequr dorë nga futbolli.

Afelai debutoi në vitin 2004 ne PSV-në, teksa më pas bëri transferimin e jetës duke kaluar te Barcelona, por për fat të keq, rezultoi një zhgënjim.

cid7252_cid44132_AfellayUCLwinst4681

Me katalanasit mesfushori u aktivizua 21 ndeshje ku shënoi vetëm 1 gol. Më pas holandezi u huazua te Shalke dhe Olimpiakos, por pa mundur të lërë gjurmën. Stoke dhe PSV, ishin 2 destinacionet e fundit në karrierën e tij.

Netherlands v Mexico – International Friendly

Prej muajit qershor ishte pa skuadër, teksa tashmë vendosi të tërhiqej përfundimisht. 34-vjeçari arriti të fitonte disa trofe, ndërkohë që regjistroi edhe 53 paraqitje me kombëtaren A të Holandës

Related posts

SUKSESET E “EL CLASIOS”/ Barcelona dhe Real Madrid e mbyllin për 2018 90 me 90

Delo.autor

E PABESUESHME/ Manchester City u rikthye te fitorja, ky është reagimi i Guardiolës

F.autor

DUHET TË BINDI GASPERININ/ Gjimshiti në rrezik, tek Atalanta duan mbrojtës

Isa.Autor