Kategoria Superiore Shqipëri

Ndeshja ndaj Skënderbeut/ Ultras Guerrils: Nuk na intereson dosja çarçaf e trukimeve

Ditën e shtunë do të luhet supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore, Skënderbeu-Partizani. Ultas Guerrils mungojnë prej disa kohësh në ndeshjet e Partizanit, por ata do të kthehen në ndeshjen ndaj Skënderbeut në Korçë.

Ja njoftimi që ata kanë bërë në faqen e tyre zyrtare:

“Te gjithe me ne drejt Korces! Te gjithe bashke per t’ua bere te qarte te gjitheve se kush jemi ne!

Nuk na intereson rezultati, as dosja carcaf e trukimeve. Nuk na hyjne ne xhep asgje nga keto!

Do ta kthejme sektorin tone ne vullkan ashtu sic dime ne, do t’i bejme shkallet te dridhen. Do vijme per te festuar, do dehemi duke kenduar dhe do kthehemi fitimtare!

Vetem per veten tone, vec per Partizanin!

Guerrils ju do te gjitheve me vete te shtunen. Te madh e te vogel, anetar ose jo. Rregulloni punen, rregulloni oraret. Ikim te dominojme!

Si thoni? A jeni me ne?”

Related posts

Alarm në mbrojtje, Kukësi pa Allën dhe Shametin ndaj Tiranës

Q.Autor

“KEQARDHJE PËR KËTË HUMBJE”/ Trajneri Cungu: Lodhja është shumë e madhe…

Delo.autor

“PRESIM ROBERTO BAGGION, DE BIASI DO TË…”/ Lila i thotë të gjitha për ndeshjen e 10 janarit

Delo.autor

Leave a Comment