Formula 1 Sport

PËRGATITET PËR DEBUTIMIN E TIJ NË FORMULA 1/ Mick Schumacher: Ky është trofeu më i rëndësishëm i babait tim që mbaj me vete

Mick Schumacher përgatitet për debutimin e tij në Formula 1 me makinën amerikane Haas. Javën e kaluar ai ka zhvilluar disa teste me Ferrari 2018, për t’u ambientuar sa më shumë me njëvendëshet e Formula 1.

Piloti i ri gjerman shpreson të vijojë dinastinë Schumacher, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, legjendës Michael Schumacher. Mick u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e tij, që prej vitesh është në fazë rehabilitimi pas aksidentit.

Mick shrpehet se një trofe i babait të tij e mban gjithnjë me vete. “Është një kupë e vogël që më ka bërë dhuratë babai im, pasi kishte fituar një garë “kart”. E kam me vete që kur isha 6 vjeç dhe është gjithnjë në një vend të dukshëm në dhomën time. Ky është trofeu më i rëndësishëm i babait tim që kam”, tha Mick Schumacher.

Related posts

HARROJENI RONALDO/ Ky ishe futbollisti që shkëlqeu për Juventusin në debutim

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Merkato dhe Getafe, Lopetegui ka besim tek FORCA E REALIT

Isa.Autor

BINDEN NGA PLANI 5 VJEÇAR/ Mançester Junajtid zgjedh trajnerin e ri

F.autor

Leave a Comment