Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Klop tentoi të merrte mbrojtësin Juventusin, bardhezinjtë hedhin poshtë 62 milionë e euro

Krizën ekonomike të krijuar nga pandemia, ndoshta vetëm klubet angleze nuk e kanë ndier, të paktën duke u nisur nga lajmet që sjell media angleze dhe që është konfirmuar dje edhe nga ajo italiane. Liverpuli, i dëshpëruar për të blerë një qendërmbrojtës, kishte arritur që të hapte një tratativë me Juventusin, në 72 orët e fundit, në menynë e të cilës ishte Merih Demiral. Turku 22-vjeçar ishte zgjedhja kryesore e trajnerit Jyrgen Klop, për të cilin gjermani ishte gati që ta paguante me çdo kusht.
demiral
Por në mënyrë të habitshme, Juventusi refuzoi një ofertë të çmendur: 5 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit dhe me detyrim blerjeje në verë, për 57 milionë euro të tjera (62 milionë në total). Dhe e pabesueshme por e vërtetë, Andrea Anjeli ka thënë jo, duke konfirmuar se presidenti, por edhe drejtuesit e tjerë janë fansa personalë dhe janë të bindur se qendërmbrojtësi turk, Merih Demiral, së bashku me holandezin Matajs de Ligt janë e ardhmja e prapavijës bardhezi. Pas refuzimit, Liverpuli afroi Ozan Kabakun nga Shalke, të paguar afro 30 milionë euro.

Related posts

“ZJARR” NË TURBINA, PAQE NË FUSHË/ Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

F.autor

Marcello Lippi: Allegri mund të bëhet Ferguson i Juventusit

Sadik.Autor

Zidane: Goli i Ronaldos? Jo më i bukur se i imi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment