Futboll La Liga Sport

AKUZA TË ASHPRA/ Mbrojtësi Pique rrezikon të dënohet nga Federata Spanjolle

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike rrezikon të përjashtohet për 12 ndeshje. Shkak janë bërë deklaratat kontraverse të 34-vjeçarit në adresë të arbitrave spanjollë, të cilët, sipas tij, janë mbështetës në shumicë të Real Madridit, rivalëve të përjetshëm të katalanasve.

Federata Spanjolle ka nisur hetime për deklaratat e Pikesë në median “MARCA”. Përveç përjashtimit, mbrojtësi katalanas rrezikon të gjobitet me faturë 600-3000 euro.

“Ditën tjetër, një ish-arbitër tha se 85% e gjyqtarëve të La Liga favorizojnë Real Madridin. Si ka mundësi që nuk vërshëllejnë kundër tyre?! E respektoj profesionalizmin e arbitrave dhe e di se përpiqen të bëjnë sa më mirë punën e tyre, por kur lindi dyshime…”,  u shpreh Pike.

Related posts

Heynckes jep lajmin e mirë, Thiago Alcantara drejt rikthimit

Q.Autor

MOURINHO DËSHIRON MBROJTËSIN E INTER/ Tottenham nis kontaktet e para me “Zikaltërit”

Delo.autor

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TALENTIT HAALAND/ Agjenti Raiola: Tani mund të luajë në çdo klub të botës

Delo.autor

Leave a Comment