Bundesliga Futboll Sport

SULMON BIERHOFF DHE I JEP NJË LAJM TË KEQ GJERMANISË/ Presidenti i Bayern Munich: Nuk ka qenë i ndershëm

Karl-Heinz Rummenigge ka folur për të ardhmen e trajnerit Hansi Flick në një intervistë të dhënë për Sport1.de.

“Hansi është trajner ambicioz që ka dëshirë të fitojë akoma shumë tituj”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve. “Është e rëndësishme të kesh objektiva të rinj edhe nëse ke fituar gjithçka”.

“Hansi ka inauguruar një sukses të madh te Bayern dhe do të vazhdojë në këtë rrugë”.

Në lidhje me zërat e një kalimi të mundshëm të Flick në drejtim të kombëtares së Gjermanisë, Rummenigge ka qenë i ashpër me drejtorin e a Mannschaft, Oliver Bierhoff.

“Flick do të jetë 100% trajneri ynë sezonin e ardhshëm. Bierhoff ka thënë se do të ishte i çmendur po ta përjashtonte Flick si ide dhe mendoj se ka gabuar. Besoj se është treguar i pandershëm kundrejt trajnerit aktual të kombëtares, Joachim Low”.

Related posts

I thotë lamtumirë Napolit, super lojtari po transferohet tek Manchester United!

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Benzema shënon ndaj PSG por përsëri ndërhyn VAR-i dhe… (VIDEO)

Delo.autor

INES HELENES/ Mbretëresha e “Instagramit” që feston kualifikimin e Suedisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment