Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR SHIRITIN E KAPITENIT TEK ROMA/ Ja vendimi i fundit i lojtarëve të skuadrës “verdhekuqe”…

Lojtarët e Romës dëshirojnë që shiriti i kapitenit t’i rikthehet Edin Xhekos. Nuk ka përplasje midis tyre, por të gjithë futbollistët e skuadrës kryeqytetase janë bërë bashkë për një qëllim të vetëm, kualifikimin për më tej në Champions.

Të gjithë i njohin vlerat e sulmuesit bosnjak dhe me paraqitjen e tij mund të rezultojë vendimtare për të qenë në çerekfinalen e kompeticionin më të madh europian për klube.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Lorenco Pelegrini, i cili aktualisht është kapiten i Romës pas vendimit të drejtuesve të skuadrës verdhekuqe, do të ishte i gatshëm t’ia jepte me shumë dëshirë shiritin e kapitenit shokut të tij më të mirë. Ende nuk është marrë një vendim për këtë gjë, por e sigurt është se mesfushori italian do të vijojë ta mbajë shiritin të paktën edhe në ndeshjen ndaj Udinezes.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Kinezët JOSHIN me MILIONA yllin e PSG-së

Isa.Autor

Sfida e pabesueshme/ 26-vjeçari shikon 365 ndeshje futbolli në 365 ditë të vitit

Isa.Autor

Qendërmbrojtësi i Romës Kostas Manolas i ofrohet Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment