Basketball Sport

KORONAVIRUSI NË NBA/ 4 basketbollistë rezultojnë pozitiv me COVID-19, dy ekipe hyjnë në karantinë

Emergjenca prej Covid-19 është rikthyer në NBA, duke prekur dy skuadra, San Antonio Spurs dhe Charlotte Bobcats, që prej 24 orësh kanë hyrë në karantinë. Ndeshja e sotme Detroit-San Antonio nuk u luajt, pasi 4 basketbollistë të Spurs kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Emrat e tyre nuk dihen, por për momentin e gjithë skuadra e San Antonio është e bllokuar dhe ndodhet në izolim në Charlotte. Në këtë qytet, Spurs luajtën ndeshjen e fundit ditën e diel.

NBA ka vendosur që 4 lojtarët e Spurs që janë pozitivë të qëndrojnë në Charlotte deri në fund të karantinës. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mund të rikthehet në San Antonio vetëm pasi të vijnë përgjigjet e testeve.

Në karantinë është edhe skuadra e Charlotte për shkak të protokollit sanitar, pasi kishte probleme me 3 lojtarë. Për pasojë, NBA ka vendosur të anullojë 4 ndeshjet e radhës së San Antonio (ajo ndaj Detroit nuk u luajt) deri ditën e hënë si dhe 2 ndeshjet e radhës së Charlotte.

Kjo ka bërë që numri i ndeshjeve të shtyra në NBA për shkak të Covid-19 të shkojë në 29. Gjithashtu, është vendosur që fushat stërvitore të këtyre dy skuadrave të jenë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.

Related posts

YLLI SUEDEZ DO TË RINOVOJË ME MILAN/ Ja dita kur do të firmosë Ibrahimovic me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

VEPRIMI I ARBITRIT BËHET VIRALE/ Ja çfarë ndodhi në ndeshjen e kampionatit italian…

Delo.autor

BOMBERI QË PO ÇMEND ITALINË/ Piatek: Rekordi i Batistutës i vështirë, pas gjashtë muajsh…

Isa.Autor

Leave a Comment