Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Juventus ndihet i vjedhur, Ronaldos iu mohua penallti në minutën 94 (VIDEO)

Deri në minutën e 94-t dukej një ndeshje pa asnjë episod moviole ajo që drejtoi Karlos Del Serro Grande, por atëherë kur nuk pritej, ja tek ndodh momenti “thriller”.

Pas një topi të gjatë në zonën e portës, Ronaldo me një finte nxjerr jashtë loje Sanusin, i cili në vrull e sipër nuk arrin të frenojë vrapimin dhe goditi në gju CR7-ën. Portugezi i Juves kërkon menjëherë penalltinë, por Serro Grande jo vetëm që vazhdon lojën, por jep edhe vërshëllimën finale.

Ronaldo shfryn me gjeste, duke i vënë edhe gishtin pranë fytyrës arbitrit, në formë kërcënimi për gabimin e tij. Dhe imazhet në fund të ndeshjes japin idenë se Del Serro Grande ka gabuar fatalisht, por nuk u ndihmua as nga VAR-i.

Edhe në analizën e rastit të bërë nga “Gazzetta dello Sport” dhe “Eurosport”, specialistët e tyre janë të bindur se Juventusi e meritonte penalltinë, e cila mund të kishte dërguar sfidën në barazim 2-2.

Related posts

MOTORRI I MESFUSHËS/ Lojtari katalanas zbulon detajin interesant: Luaja që i vogël me topin e…

Isa.Autor

DRAMA E RABIOT/ Pëson dy humbje të rënda brenda dy javëve

Delo.autor

KLOPP MERR LAJMIN E RËNDË/ Nabi Keita mori një goditje kundër Barcelonës, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment