Futboll Premier League Sport

“TË KUQTË” NË KRIZË/ Liverpool pëson humbjen e katërt radhazi, Everton dhe Ancelotti festojnë në derbi

Derbi i Merseyside i takon Evertonit dhe Carlo Ancelottit, me Liverpoolin që është i zhytur në krizë të plotë. Golat e Richarlison dhe Sigurdsson i japin triumfin 0-2 Everton, që barazon me pikë në renditje rivalin e përjetshëm.

Humbja e katërt radhazi kjo për Liverpool në Premier League. Sfida nisi menjëherë keq për të besuarit e Klopp, pasi Richarlison i shënoi pas vetëm 3 minutash pas një pasimi të James Rodriguez.

Liverpool tentoi të krijonte raste, por për asnjë moment nuk arriti të konkretizonte, derisa në minutën e 83-të Calvert Leëin fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga islandezi Sigurdsson.

Kështu, gjithçka u mbyll 0-2 me triumfin e Everton që tashmë e sheh veten në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Liverpool, por me një ndeshje më pak.

Related posts

KLUBI NË KRIZË REZULTATESH/ Befasohet Juventus, ylli fluturon në Premier për 40 milionë euro

Delo.autor

Manchester City rivalizon Arsenalin, gati shërbimet për sulmuesin Benzema

Q.Autor

FINALJA E COPA AMERICA/ Brazili synon të përmbushë “profecinë” e Messit

Delo.autor

Leave a Comment