Futboll Shqipëri Sport

KOSOVË/ Shkëmbi fiton “derbin” me Klodian Duron, Ballkani merr kryesimin e kampionatit

Ballkani i Bledi Shkëmbit merr kryesimin e kampionati kosovar të futbollit. Skuadra nga Suhareka mposhti me rezultatin 1-0, Feronikelin, në takimin e vlefshme për javën e 20-të. Një “derbi” mes 2 trajnerëve shqiptarë, Shkëmbi dhe Klodian Duro, ku në fund triumfoi ai korçar, falë golit të Dakut me kokë në minutën e 82-të pas harkimit të Krasniqit.

Me këtë 3 pikësh, Ballkani u ngjit në vendin e parë me 44 pikë, po aq sa Drita e vendit të dytë, teksa Feronikeli mban vendin e gjashtë me 24 pikë.

Ky ishte goli i 22-të për bomberin e skuadrës së drejtuar nga Shkëmbi. Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme ajo mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës nga Podujeva. Prençi, Zhdrella dhe Shabani ishin autorët e golave për vendasit, teksa Progni realizoi golin e nderit për skuadrën e Gjilanit.

Related posts

RUSI 2018/ Botërori sipas Ibrës, suedezi bën parashikimet

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GREQIA/ E zbulon agjenti i portierit, Veterani Buffon pranë transferimit tek skuadra ballkanase…

Delo.autor

ULTIMATUMI/ “Dridhet” pankina, drejtuesit e Barcelonës japin tre ndeshje afat për Ronald Kumanin

Delo.autor

Leave a Comment